Bundesliga 2 vazhdon të dhurojë gola, emocione dhe rezultate shpesh të çuditshme. Edhe pasditja e sotme ishte e mbushur me plot 34 gola në 9 ndeshje të zhvilluara.
Bie në sy suksesi i thellë jashtë fushe nga Stuttgart përballë Nurnberg.
Një fitore tenistike 6-0 për ekipin që synon ngjitjen në elitë, pasi tashmë ndodhet në vend të dytë pas Arminia Bielefeld.
Por, protagonisti i pasdites është padiskutim Hofmann i Karslruher, i cili i vetëm (edhe pse me dy penallti) mban gjallë shpresën e ekipit bardheblu për mbijetesë.
Karlsurher po humbiste 0-3 ndaj Arminia Bielefeld pas 20 minutash, por me tri gola sulmuesi i ekipit vendas barazoi gjithçka në 3-3. Sukses tepër i rëndësishëm i Heidenheim ndaj Hamburg (2-1) në garën për një vend në Bundesliga, teksa Darmstadt bën detyrën 3-1 ndaj Wehen.