Sport

Bundesliga me rregulla të reja, jo më përqafime apo shtrëngime duarsh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 13/05/20 |
mapo.al

Ndalohen përqafimet, shtrëngimi i duarve, apo dhe pështyrja në fushat e lojës. Këto janë disa prej rregullave të reja, pjesë e një protokolli prej 35 faqesh për normat e reja higjienike, me të cilin duhet të pajisen të gjithë futbollistët e Ligës së parë dhe të dytë gjermane.


Ndërsa Bundesliga rinis prej kësaj të shtune, skuadrat duhet të tregohen të kujdesshme për të evituar kontaktet e panevojshme.


Një prekje me brryl apo me këmbë do të jetë maksimumi që futbollistët do të kenë si kontakt gjatë festimit të një goli.


Ekspertët e shëndetit në Gjermani i bëjnë thirrje tifozëve të shmangin grumbullimet pranë stadiumeve pasi për këtë do të gjobiten pikërisht klubet e tyre.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas