fbpx

Aktualitet

Bundestagu miraton vendimin: Shqipërisë i hapen negociatat me kushte





               Publikuar në : 21:52 - 26/09/19 |
mapo.alm

Bundestagu gjerman ka votuar në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim parlamenti gjerman i hapi dritën jeshile Shqipërisë. Lajmin e bëri publik edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në një postim në Twitter tha se:


“Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”. Gjatë diskutimeve, deputeti i SPD, Josip Juratovis kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke deklaruar se duhet të japim një shans.



Deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar. “Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim”, Florian Hahn.


Deputeti tjetër i CDU/CSU, Peter Beyer tha se duan të shohin rezultate konkrete në Reformën Zgjedhore “BE nuk e braktis këtë rajon, ata janë në zemrën e Europës dhe kanë një të ardhme në BE”, tha Peter Beyer.

Ndërsa deputeti i SPD, Metin Hakverdi tha se hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është edhe në interesin e Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:

CDU: Nuk na hidhni dot hi syve me dënimin e Tahirit

Vendimi i Bundestagut/ Hahn: Njohja e progresit të Shqipërisë, thelbësor


Etiketa: , , , ,

Pas