Sulmuesi i Bastias, Brandao, është dënuar me një muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë. Braziliani është dënuar për shkak se muaj më parë i kishte thyer hundën mesfushorit të PSG-së, Thiago Motta
Sulmuesi i Bastias, Brandao, është shpallur fajtor për sulmin ndaj mesfushorit të PSG-së, Thiago Mottas.
Pas ndeshjes mes PSG-së dhe Bastias, e cila u zhvillua me 16 gusht, Brandao ia kishte thyer hundën Motas në tunelin e stadiumit.
Presidenti i Gjykatës në Paris e ka dënuar sulmuesin e Bastias me një muaj burg dhe 20 mijë euro gjobë. Kurse, prokurori kishin kërkuar dënim prej tetë muajve burg dhe 15 mijë euro gjobë, por kjo nuk ndodhi.
Ndryshe, Brandao është dënuar me gjashtë muaj mos lojë edhe nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Francës.