Bota

Burg gazetarit malazez që po investigonte trafikun e armëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 16/01/19 |
mapo.al

Një gjykatë në Malin e Zi e ka dënuar me një vit e gjysëm burg gazetarin hulumtues, Jovo Martinovic, përmes një procesi gjyqësor, të cilin, organizatat ndërkombëtare të mediave e kanë dënuar duke e quajtur si “padrejtësi të tmerrshme” dhe “prapakthim shqetësues” për lirinë e mediave në vend.


Gjykata në Podgoricë e dënoi Jovo Martinovicin më 15 janar nën akuzat për trafikim droge dhe lidhje kriminale. Martinovic, i cili rregullisht ka raportuar për krimin vendor dhe ndërkombëtar, i kundërshtoi akuzat duke thënë se ato paraqesin hakmarrje për raportimet e tij.


Në Paris, organizata “Reporterët pa Kufij” tha se vendimi është shqetësues dhe pengesë “për një vend që thotë se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian” ndërkaq Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në New York, e quajti burgimin e Martinovicit si një “padrejtësi të tmerrshme që do të ketë efekte të frikshme në lirinë e shtypit në Malin e Zi”.

Lexo edhe :  Durrës/ I riu gjendet i pajetë në banesë, dyshohet për vetëvrasje me armë


Martinovici ishte duke hulumtuar për trafikimin e armëve në Ballkan për një produksion televiziv francez kur u arrestua në tetor të vitit 2015. Më pas, ai u mbajt në një paraburgim për 15 muaj derisa iu dha një lirim me kusht.


Gazetari ka mohuar akuzat kundër tij dhe ka thënë se kontaktet e tij me qarqet kriminale ishin strikte profesionale në kontekstin e raportimit të tij. “Jam dënuar pasi jam gazetar”, tha Martinoviç pas vendimit të gjykatës, duke shtuar se ai do të apelojë ndaj aktgjykimit./BW/ 



Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas