Aktualitet

Burg për dy shokët e Aldi Ramës, avokati: S’kanë lidhje me vrasësin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:39 - 01/10/21 |
mapo.al

Gjykata ka lënë në burg dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha. Mësohet se trupa gjykuese ka dhënë masën “arrest me burg pa afat” për Kristian Sherin dhe Armando Markun.






Avokati i dy të rinjve, Gjon Huli para mediave ka thënë se ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, pasi i janë bindur policisë. Madje ai thotë se ndihmuan policinë për të vënë në ambulancë të plagosurin, Saimir Hoxha, i cili ndërroi jetë më vonë.


“Këtyre dy të dyshuarve gjyqin ua keni bërë ju mediat. E vërteta qëndron se policia ka pjesën e vet për shkak të cilëve ka humbur edhe një oficer i nderuar. Momenti që ka ndodhur ngjarja policët kanë qenë pa kurrë farë shenje dalluese. Tani mediat, ju dhe gjykatat mundoheni të mbroni vendimet e paligjshme të policisë.







Pretendimet e prokurorisë janë se dy të mbrojturit prej nesh kanë kryer veprën penale të moskallëzimit të krimit. Ngjarja ka ndodhur në prezencë me policinë, nuk kanë pasur lidhje me vrasësin. Këta po të kishin lidhje, do të kishin ikur me ata, por kanë ndihmuar policinë për të vënë në ambulancë personin e plagosur. Jemi para faktit që dy të mbrojturit prej nesh nuk kanë kryer asnjë vepër penale,” tha ai.




Dy të rinjtë ishin në një automjet me 21-vjeçarin Aldi Rama në zonën Kune-Vain të Lezhës në momentin kur tre efektivët e policisë, mes tyre edhe Saimir Hoxha i ndaluan për kontroll. Kristian Sheri dhe Armando Marku iu bindën urdhrit dhe zbritën nga automjeti, ndërsa Rama nuk e bëri një gjë të tillë.



“Nuk jam për t’u kontrolluar” u bë me dije se i ka thënë ai nënkomisarit Saimir Hoxha dhe e qëlloi menjëherë pa paralajmërim, ndërsa ky i fundit gjeti vdekjen pak çaste më vonë.

Pasi qëlloi me dy plumba efektivin, 21-vjeçari u arratis me automjet. I riu u gjet pas disa orësh, i plagosur në gjendje të rëndë, ku dyshohet se qëlloi veten. Aldi Rama humbi jetën në spitalin e Traumës.

1


Etiketa: , ,

Pas