Aktualitet

Burg për efektivin që vrau Klodian Rashën: S’do ia uroja askujt në jetë këtë që më ndodhi mua (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 11/12/20 |
mapo.al

Arrest me burg për efektivin që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të së martës.






Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin Nevaldo Hajdëraj. Gjykata vendosi për 31-vjeçarin masën “Arrest me burg”.


Raportohet se Hajdëraj ka deklaruar në seancë se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë në zonën e Laprakës, dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.





“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur për 4 ose 5 minuta. E tillë ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njeri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua…S’do ia uroja askujt në jetë”, – mësohet të ketë thënë Nevaldo Hadëraj.



I riu gjithashtu shfaqi pendesë, edhe përmes një ndjese publike në drejtim të familjes së Klodian Rashës.



Hajdëraj i mori jetën 25-vjeçarit duke e qëlluar me dy plumba, në shpatull dhe kokë, vetëm sepse theu fashën e orarit dhe nuk iu bind urdhrit policor për t’u ndalur.

Mëngjesin e sotëm u rrëzua edhe pretendimi i tij, se i riu kishte në ato çaste armë zjarri pistoletë dhe se përbënte rrezik.

 

LEXO EDHE:

 

 

Del ekspertiza – Pistoleta e gjetur në Laprakë nuk i përket Klodian Rashës

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas