Kronika

Burg për ish-sanitaren e COVID2, Gjykata: Duhet hetim i thelluar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 14/01/21 |
mapo.al

Sot u mbajt seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi.



Seanca fillimisht u vonua si pasojë e mungesës së avokatit mbrojtës, ndërkohë që sapo u njoftua se masa për 58-vjeçaren u dha dhe është pikërisht ajo që kërkoi prokurori i çështjes Bledar Valikaj; “Arrest me burg”.


Alldervishi ka refuzuar të flasë, duke thënë se do të prononcohet në një moment të dytë.



Sakaq Gjykata i ka bërë edhe thirrje prokurorisë të thellojë hetimet, nëse kemi të bëjmë me një rast sporadik, apo skemë zhvatje të pacientëve nga stafi mjekësor i COVID2.



Kujtojmë se sanitarja u akuzua për mashtrim dhe zhvatje të mln lekëve të vjetra vajzës së një pacienteje 55 vjeçare.


Ajo akuzohet se i ka marrë më shumë se 8 mln lekë në më pak se një muaj. Pacientja ndërroi jetë 28 ditë pasi ishte shtruar në spital me simptoma COVID-19, ndërsa në komunikimet me vajzën e saj ankohej vazhdimishit se nuk merrte shërbim.

Lexo edhe :  "S’bën hajër ky vend sa të ketë Tire në Shëndetësi e Tore në Qeveri!"

LEXO EDHE: 

Avokatët e Tire Alldervishi: Do sjellim prova që japin një tjetër tablo

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas