Aktualitet

Burg për Salianjin, Basha: Rama përdori 2 prokurorë të korruptuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:49 - 10/12/19 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagon pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen fajtor të ish-deputetit Ervin Salianji për çështjen “Babale”.


Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama po rikthen 30 vite pas rrëzimit të diktaturës, gjyqet politike kundër opozitës.


Kreu i Partisë Demokratike thotë më tej se Rama përdori për t’i mbyllur gojën opozitës, dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenajn dhe Genci Qanan.


Prokuroria e Tiranës kërkoi 1.6 vite burg për Ervin Salianjin, të konvertuar në 3 vite shërbim prove.


Lexo edhe:

Prokuroria kërkon dënimin e Ervin Salianjit dhe Albert Veliut


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas