Aktualitet

Burgu i mafiozëve, SHBA jep edhe 920 000 dollarë për “41 bis”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 03/10/19 |
ro ot

Në kohën kur vendi ynë po përgatitet të vendosë në funksion regjimin “41 bis” në dy burgje, në Peqin dhe tek “313” në Tiranë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se ka akorduar një fond shtesë prej 920,000 dollarë, duke e çuar fondin total në 5.1 milionë dollarë.





“Një sistem i përmirësuar burgjesh është thelbësor për përpjekjet e vazhduara të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftuar krimin e organizuar. Më 1 tetor, Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri, duke e rritur totalin e mbështetjes së SHBA në 5.1 milionë dollarë. Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në mënyrë të palëkundur për t’i mbështetur këto përpjekje dhe për të ndihmuar Shqipërinë që të ndërtojë një sistem drejtësie penale që të jetë i efektshëm dhe transparent”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lexo edhe :  Kandidimi në zgjedhje-Ambasada e SHBA i kthen përgjigje Prokurorisë për Doshin

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për “TCh” drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, u shpreh se përveç kushteve të forta të sigurisë, edhe policët që do ruajnë të burgosurit e “41 bis” po marrin trajnime të posaçme.




I burgosuri që do të vendoset në regjim “41 bis” do jetë i izoluar nga gjithçka, do ketë vetem një krevat në dhomë, as frigorifer dhe as televizor. Madje edhe qiellin nuk do arrijnë ta shikojnë jo vetëm për shkak të kafazëve tradicionalë në burgje por edhe për shkak të grilave të hekurta. Po kështu këto qeli do të kenë bllokues për valët telefonike.


Një grup institucionesh po verifikojnë informacionet mbi disa të dënuar dhe të paraburgosur që dyshohet se  vazhdojnë të mbajnë kontakte jashtë qelisë. Në media është raportuar se janë 270 të dënuar, të cilët kontaktojnë dhe ndërveprojnë nga burgu me “ushtarët” e tyre.


Sistemi “41 bis” u aplikua fillimisht për mafiozët në Itali të cilët drejtonin rrjetet e drogës nga qelia.

 

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas