Kryesore

Përfaqësuesi i ambasadës së SHBA takon Bylykbashin, Vasilin dhe Gjiknurin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:36 - 31/05/20 |
mapo.al

Këshilli Politik vijon mbledhjen teksa janë të pakta orët deri në përfundim të afatit, që është mesnata e kësaj të diele, 31 maj.


Burime për MAPO konfirmojnë se një përfaqësues i ambasadës së SHBA ka marrë veçmas në takim Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin si dhe Petrit Vasilin për të diskutuar për ecurinë e Reformës.


Në këtë takim nuk merr pjesë përfaqësuesja e tjetër e tryezës së Këshillit Politik, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare.


Takimi mësohet se ka zgjatur rreth 60 minuta. Pas takimit me përfaqësuesin e ambasadës amerikane, përfaqësuesit politikë kanë nisur mbledhjen e Këshillit Politik.


Mësohet se pozita ka hedhur në tryezë të gjitha propozimet përfshirë qeverinë tranzitore dhe rolin e Kushtetueses si Kolegj Zgjedhor ndërsa pritet përgjigjia e mazhorancës.


Etiketa: ,

Pas