Kryesore

Burime të Mapo: Presidenti bllokon nesër Teatrin, në Kushtetuese








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:52 - 13/05/20 |
mapo.al

Burime të gazetës Mapo bëjnë të ditur se Presidenti Ilir Meta do të bllokojë, ngrijë, ceshtjen e Teatrit për disa kohë, duke dorëzuar një kërkesë nesër paradite në Gjykatën Kushtetuese. Meta do të kërkojë interpretimin e aktit të qeverisë që ja kalon Teatrin Kombëtar, Bashkisë së Tiranës.


Presidenti mendon se kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën. Venia në levizje e Gjykatës e pezullon menjëherë cështjen, deri në një vendim të instancës më të lartë të drejtësisë ne vend.


Kjo duket një lëvizje edhe taktike, pasi ngjan se Veliaj e ka me shumë nxitim për ta marrë teatrin nën kontroll e për të vënë në jetë projektin për shembjen e tij, e ndërtimin e kullave me teatër të ri.Çka u pa dhe sot me dërgimin e policisë bashkiake, lëvizje që solli reagimin e menjëhershëm të artistëve dhe qytetarëve.

Lexo edhe :  Ironia e Presidentit me kryeministrin: Ja për çfarë Rama meriton 10 me yll


Aktivistët dhe mbrojtesit e teatrit janë vënë mesa duket në dijeni të asaj cka do bëjë kreu i shtetit nesër, pasi e lanë të kuptohet nga intervistat që dhanë pasdite në media.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas