Një britanike, që tashmë është profesioniste në atë që bën, thotë se mund të bëjë deri në 1100 euro brenda një dite.
Këto shifra brenda vetëm një dite, britanikja i merr duke u zhveshur drejtpërdrejt në Web-kamerën e saj.
Amber Kelly, 30 vjeç, punon si një “elite camgirl”, ose shqip “vajzë-kamere elitë”, duke arkëtuar kështu tarifa të mëdha për shfaqjet e saj vetëm në internet.
Kelly, e cila e përdor këtë emër vetëm për efekt të punës, është shprehur se burrat e pasur janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të parë thjesht një video.
Ajo shpjegon se për 4 orë mund të fitojë 650 dollarë, por nëse ke “vullnet” për më shumë orë, atëhërë edhe paratë shtohen.
Amber thotë:
Nëse ulesh atje gjatë gjithë ditës, mund të fitosh më shumë. Mund të shkojë deri në 1100 euro në ditë nëse punoni shumë.”
Ndryshe nga rasti i pornografisë, vajzat-webcam punojnë vetëm nga shtëpia në siguri dhe fitojnë më shumë para.\