Këngëtarja dhe aktorja Miley Cyrus është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të marrëdhënieve të saj të komplikuara dhe të shpeshta. Sidoqoftë, Miley e ka një shpjegim për veprimet dhe artikuj që i janë kushtuar që fundmi.
“Kam qenë në një marrëdhënie për pothuajse gjithë periudhën e adoleshencës dhe të 20-ave, me përjashtim të disa periudhave kur u ndamë. Të takoj dhe t’u besoj njerëzve nuk është e lehtë për mua. Nuk po kërkoj që t’ju vijë keq. Kam një jetë të shkëlqyer dhe nuk do ta ndërroja për “privatësi”, por JU LUTEM mos ma bëni këtë periudhë akoma më të vështirë. Po përpiqem të shpreh veten”-ka thënë Miley.
Risjellim në vëmendje se Cyrus i dha fund në muajin gusht martesës disa vjeçare me aktorin Liam Hemsworth, si dhe u lidh menjëherë me modelen Kaitlynn Cartner. Ndërsa ditën e djeshme u fotografua duke u puthur me shokun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson.
*****
Deklarata e plotë e Miley Cyrus:
E di që njerëzit ndihen të përfshirë në marrëdhënien time të së kaluarës, sepse ata mendonin se e njihnin atë që prej fillimit. Mendoj se kjo ka qenë arsyeja pse njerëzit janë përfshirë gjithnjë në jetën time dhe mënyrën si e kam jetuar, sepse më kanë parë të rritem. Por unë jam e rritur dhe bëj zgjedhje si e rritur duke ditur të vërtetat/detajet/realitetin. Njerëzit dinë atë që shohin në internet.
Burrat (veçanërisht ata të suksesshmit) paragjykohen rrallë. Ata lidhen me kë të duan dhe pa pasoja. Zakonisht njihen si “legjenda”, “zemërthyes”, “burri i ëndrrave” etj. Kur gratë bëjnë të njëjtën gjë, quhen “lavire”, “kurva”. Unë po përpiqem të mbijetoj në një botë burrash. Në rast se nuk i mundim dot, le t’u bashkohemi. Nëse presidenti ynë mund ta prekë një grua nga vagina, atëherë pse unë nuk mund të puth dikë?!
Nuk preferoj që takimet e mia t’i bëj në shtëpi, sepse nuk është qejf dhe është e pakëndshme. Do të doja të ndaja aktivitetet me personin që po dal dhe të mos qëndroj e mbyllur në shtëpi duke parë filma në Netflix. Të dal me dikë është një eksperiencë për mua. Nuk e kam provuar një ndjesi të tillë si një grua e rritur.
Kam qenë në një marrëdhënie për pothuajse gjithë periudhën e adoleshencës dhe të 20-ave, me përjashtim të disa periudhave kur u ndamë. Të takoj dhe t’u besoj njerëzve nuk është e lehtë për mua. Nuk po kërkoj që t’ju vijë keq. Kam një jetë të shkëlqyer dhe nuk do ta ndërroja për “privatësi”, por JU LUTEM mos ma bëni këtë periudhë akoma më të vështirë. Po përpiqem të shpreh veten. Mësohuni me idenë që unë do dal me njerëz të tjerë – kështu jam!”