Politikanë, diplomatë dhe mijëra qytetarë kanë vërshuar me statuse në rrjetet sociale në mbështetje të Ramush Haradinajt. Pasi u përball dy herë me drejtësinë në Hagë dhe fitoi, Ramush Haradinaj është thirrur sërish nga Gjykata Speciale e formuar këtë vit po në Hagë. Mjaft i emocionuar njoftoi dorëheqjen nga posti i Kryeministrit për tu përballur me drejtësinë si qytetar i lirë.
Nga opozita shqiptare veçojmë reagimet e Bashës dhe Berishës. Ndërsa nga Qeveria ka reaguar vetëm Pandeli Majko. Pas tij edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Nga religjioni veçojmë mesazhin e Monsinjor Gjergj Metës.
Edhe politikanë e diplomatë në Kosovë janë duke mbështetur masivisht Ramush Haradinajn. Ata shprehen të bindur se ai ka për të dalë fitimtar. Mes tyre veçojmë Sami Lushtakun, Isa Mustafën, etj.
***
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko:Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.
Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.
Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.
Ditmir Bushati : Akti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt si Kryeministër i Kosovës për tu ballafaquar sërish me drejtësinë është forca e shembullit të një shtetari për të cilin Kosova vjen gjithnjë e para. Jam i bindur që ky veprim do të lartësojë luftën e shenjtë për liri të Kosovës dhe kontributin e pamohueshëm të Ramush Haradinajt. Ramushi ka fituar luftën e përmes forcës së shembullit po dëshmon së është artizan i paqes. Sot, Kosova ka nevojë për unitet e largpamësi për të tejkaluar sfidat e brendshme e për të fuqizuar më tej subjektivitetin juridiko ndërkombëtar që duan t’ia vënë në pikëpyetje.
Dom Gjergj Meta: Kisha mendu se me Rugovën kishin sos burrat e shtetit Kosovës, por jo!Respekt për ty Ramush Haradinaj!
Sami Lushtaku: Me shqetësim mora lajmin për ftesën që i është bërë nga Gjykata Speciale, mikut tim Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër dhe e tillë është dëshmuar në vazhdimësi, para gjykatave vendore dhe ndërkombëtare. Ashtu si në të kaluarën, Ramushi do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë!
Isa Mustafa: Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.
Bekë Berisha: Ramushi si burrështetas dëshmoi dy herë duke lënë poziten e Kryeministrit për të dëshmuar pastërtinë e luftës së shenjët të UÇK- së. Komandant shko dhe kthehu edhe më i fortë të presin ende punë të mëdha në vend.
Mal Berisha: Pengmarrje e re e Heroit tone
Ramush Haradinaj!
Prapë do të kthehet i pafajshëm por a do ta gjejë taksën 100 % ndaj Serbisë?
Nëse jo atje e dërguan kundërshtarët e saj.
Qendro Hero!
Proud of you
Lexo edhe: