Rënie një zjarri në një pallat në Burrel ka shkaktuar panik në banorët e ndërtesës. Flakët kanë përfshirë katin e parë të pallatit në të cilin nuk banonte njeri.
Zjarri ka frikë për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerëve dhe bizneseve aty pranë.
Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm.
Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpiake të papërdorshme.