Aktualitet

Burrështetasit shqiptarë e duan popullin të bashkuar, por rreth fatit të tyre politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 04/07/20 |
Nga Kim Mehmeti

Tirana në vend që të ishte Tempull dhe Piemont i vlerave, i urtësisë dhe e pajtueshmërisë mbarë shqiptare, ajo u bë Kryeqendër dhe punëtori ku më shumë se kudo qoftë prodhohet dhe shpërndahet grindje politike dhe përçarje ndërshqiptare!


Me ardhjen e Piktorit të ‘Rilindjes’ në pushtet, grindja dhe përçarja ndërshqiptare thuajse u institucionalizuan dhe u bënë ‘strategji kombëtare’ e Tiranës zyrtare, e kësaj Tirane me Teatrin Kombëtar të rrënuar, e që herë herë të duket si me e afërt me Beogradin dhe Athinën, se sa me Prishtinën e Shkupin!


Prishtina e rinisë sime ishte djep ku mëkoheshin vrulli dhe ëndrrat rinore, ku lindnin e rriteshin idealet e shqiptarisë, e kjo e sotmja duket e lodhur, e pavullnetshme, ajo i ngjanë qytetit që nuk ka as hyrje as dalje, qytetit që e ka humbur ndjeshmërinë ndaj vetvetes, kryeqendrës ku veniten shpresat rinore!


Damarin shqiptarë të Shkupit, më bindshëm mund ta ndjeni në pjesën ku jetojnë në shumicë bashkëkombësit tanë, atje ku janë tollovit, ku grahësit nevrik të veturave nguten që të mos arrijnë askund, ku gjithë janë nervozë dhe nuk arrin ta kuptosh se vallë tollovia e nxit nervozizmin, apo nervozizmi e shkakton tollovinë!


Fjalimi i fundit i Presidentit të Kosovës lidhur me ngritjen e akt-akuzës kundër tij, si dhe vizita e Kryeministrit të Shqipërisë në Prishtinë, janë pjesë e rrëfimit që tregon se burrështetasit shqiptarë e duan popullin të bashkuar, por rreth fatit të tyre politik dhe se, populli u kujtohet atëherë kur kanë nevojë për të, atëherë pra kur popullit ata nuk i duhen për asgjë!


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas