Aktualitet

Krim horror, burri vret me sëpatë gruan në Babicë të Vlorës






               Publikuar në : 13:21 - 25/06/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në Babicë të Vlorës. Burri ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij. Një konflikt brenda në familje, ka bërë që Lavdosh Sulo të marrë sëpatën dhe të qëllojë gruan e tij, Laureta Sulon, 44 vjeç.


Sulo e ka goditur me sëpatë në kokë gruan, pas debatit që ka patur mes tyre. Krimi horror ka tronditur fshatin Babicë të Vlorës. Pasi e ka goditur me sëpatë, Lavdosh Sulo 56 vjeç, e ka qëlluar edhe me thikë gruan. Pas ngjarjes ai ka marrë në telefon policinë, duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”.

Sapo kanë mbërritur në fshatin Babicë, policia ka arrestuar Lavdosh Sulon, i cili do akuzohet për “Vrasje në familje”, vepër penale që dënohet me burgim të përjetshëm.

Paraprakisht dyshohet se xhelozia ka qenë shkak i vrasjes makabre. Ngjarja e rëndë ka bërë që të afërm të jenë të tronditur. Siç dallohet edhe nga fotot, një person është duke qarë dhe ka tentuar të afrohet në banesën ku ka ndodhur vrasja. “Çfarë më bëre“, dëgjohet të thotë ai duke qarë. Me ulërima e vaj, vëllai i 44-vjeçares nuk mund të përmbante veten nga tronditja e madhe. Çifti Sulo ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Lavdosh Sulo

Njoftimi i Policisë

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas