Këngëtarja Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.
Mirëpo njeriu nuk mund të jetë universal dhe kështu duket se është edhe këngëtarja. Ka qenë Roberti i cili i “ka nxjerrë bojën” gruas së tij në lidhje me gatimin duke treguar se ajo nuk di të gatuajë.
I pyetur për aftësitë e Norës në kuzhinë, ai është përgjigjur:
Nora nuk gatuan fare se nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh.”
Ndërsa përsa i përket ushqimit të vogëlushes së tyre Renee, ai rrëfeu se ata kanë punësuar dikë.
Për Renee-në kujdeset një dado edhe për ushqimin, pasi ne jemi të zënë.”- është shprehur ai.