Një ngjarje që për pak nuk u shndërrua në tragjedi në fshatin Giungatelle të Montecorice në Salerno. Një burrë 70-vjeçar, i tradhtuar nga errësira, ngatërroi gruan e tij 64-vjeçare, e cila ishte në kopshtin e shtëpisë, me një derr të egër dhe e qëlloi atë me çifte
Gruaja e plagosur në shpatull, u shpëtua nga mjekët dhe u shtrua në spital në Vallo della Lucania.
Gjendja shëndetësore nuk është e rëndë.
Burri u shpjegoi hetuesve se ai kishte menduar se bëhej fjalë për një derr të egër që hyri në kopsht.
Karabinierët e kompanisë së Agropolit (nën urdhrat e kapitenit Fabiola Garello), të cilët hetojnë ngjarjen, kanë konstatuar se arma nga e cila u qëllua ishte me leje.