Aktualitet

Burri rreh ish-gruan, i vjen në ndihmë dhe i vëllai, policia i shpall në kërkim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 26/09/21 |
mapo.al

Një person në Gjirokastër bashkë me të vëllanë kanë dhunuar ish-gruan e tij. Policia njofton se F. S. dhe G. S.(vëllezër) janë shpallur në kërkim pasi kanë rrahur O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.). Më pas ata kanë plagosur me thikë një tjetër person me iniciale S.G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.






“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).


Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S”, njofton policia.







5






Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas