Aktualitet

Burri vret gruan në sy të vajzës: Mami të lutem mos vdis (VIDEO)






               Publikuar në : 16:49 - 23/08/19 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një grua 38-vjeçare është vrarë me thikë nga ish-bashkëshorti i saj. Ky krim makabër ka ndodhur në sy të vajzës së tyre 10-vjecare.

38-vjeçarja Emine Bulut kishte 4 vite që ishte divorcuar. Sipas mediave turke ata ishin takuar në një kafene, ku më pas kishin filluar të debatonin deri sa ai nxori thikën dhe e qëlloi.


“Nuk dua të vdes”, mendohet se ishin fjalët e fundit të Emines ndërsa vajza e cila ka parë skenën makabre, sipas mediave turke ka thënë: “Mami të lutem mos vdis”.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagime të shumta në vend.

“Nuk duhet të ndaloni divorcet, por vrasjet e grave. Ajo vajzë e vogël u mbyt në lot. Mjaft me vrasje”, shkruan në Twitter aktorja Hazal Kaya.


Etiketa: , , ,

Pas