Aktualitet

Bushati akuza Ramës: Duhet reformë në parti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:22 - 28/08/19 |
ro ot

Pas dy orësh ka përfunduar mbledhja në Kryesinë e Partisë Socialiste. Në një deklaratë për mediat, ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se rasti i Valdrin Pjetrit, është një fenomen që duhet të trajtohet me seriozitetin e duhur. Ndër të tjera shtoi se PS-ja ka nevojë për një reformë politike, që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës.





“Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër, kemi para nesh pikën e derdhjes, një fenomen që duhet ta trajtojmë  me seriozitetin e duhur. Të gjithë faktorët politikë duhet t’i ofrojnë qytetarëve njerëzit më të mirë. Tani kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike, por në fund të ditës ne jemi politikanë. Kemi nevojë për një reformë politike, që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës. PS-ja duhet të jetë parti e progresit dhe komunitetit.


Lexo edhe :  Ditmir Bushati ftesë të rinjve: Në orën 20:00 shihemi në 'sheshin publik'

Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë. Jam krejt i bindur, që ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk duhet të jetë i ligështuar, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta shfarosur këtë fenomen. Unë besoj se PS është partia e progresit, intelektit dhe  komunitetit”-tha ai.




1




Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas