Aktualitet

Bushati: Banditë me uniformë dhe pa uniformë kundër opozitës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:39 - 15/03/21 |
mapo.al

Analisti Andi Bushati u shpreh në emisionin Open se qeveria po përdor banditë me uniformë dhe pa uniformë kundër Opozitës, sepse sipas tij, Edi Rama kërkon të qendrojë në pushtet me çdo kusht.






Në Elbasan, tha Bushati, u përdorën banditët pa uniformë, duke iu referuar ngjarjes së të dielës, ku gjashtë persona me precedentë penalë, anëtarë të krimit të organizuar dhunuan qytetarë dhe mbështetës të PD-së.


E gjitha kjo në praninë e policisë dhe të Kryeministrit.







Bushati u shpreh se argumenti i qeverisë se opozita provokoi e para duke valëvitur flamujt partiakë, është banal dhe i papranueshëm.



Nga ana tjetër, gazetari pohoi se banditët me uniformë u përdorën kundër një partie opozitare për ta nxjerrë nga zyra, sic ishte rasti me FRD.

Lexo edhe :  Rama: Kosova bën teori konsiparacioni, çfarë është "Ballkani i Hapur"


Bushati shtoi se këto janë mesazhe. Nëse tradhëton Ramën, nëse del kundër tij, ai ose të zhdëp në dru, ose të flak në rrugë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas