Aktualitet

Bushati denoncon Beqajn: Ka kthyer institucionet publike në zyra elektorale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:57 - 30/03/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, njëkohësisht kandidati për deputet, Helidon Bushati denoncoi sot para opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare atë që e quajti “dhunimin e hapur që Ilir Beqaj, për qëllime elektorale po i bën Kodit Zgjedhor”.






“Sot, nga qendrat shëndetsore të Pukës dhe Fushë-Arrëz është shfaqur në krah të stafit mjekësor duke bërë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.


Institucionet publike nuk mund të kthehen në zyra elektorale në shërbim të propagandës rilindase, që sot, rrezikon të infektojë standardet e këtyre zgjedhjeve”, denoncon Bushati.







Ndër të tjera ai shton se institucionet e varësisë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk mund të jenë peng dhe nuk mund të keqpërdoren nga një ish-ministër dhe kandidat që mund të mendojë se është mbi ligjin.

Lexo edhe :  Beqaj sërish mes milionave: Do punoj 24 orë në ditë



“Përdorimi i institucioneve, fondeve dhe administratës publike, është shkelje e rëndë dhe flagrante e nenit 91 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e aseteve publike në fushatën elektorale dhe burime njerëzore“.



Si drejtues politik i Qarkut Shkodër dhe kandidat i Partisë Demokratike, Bushati i bën thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të kenë parasysh këto shkelje “flagrante të ligjit dhe cënimin e zgjedhjeve të lirë”.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas