Aktualitet

Bushati dhe Beqja nuk votojnë koncesionin e qeverisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:04 - 30/04/20 |
mapo.al

Dy deputetët socialistë Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja nuk votuan sot koncesionin e qeverisë. Sot parlamenti ka miratuar koncesionin në Porto Romano, për një kompani private, ku Ilir Beqja ka abstenuar, ndërsa Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në votim.


14 deputetë kanë qenë kundër këtij koncesioni, 12 nga opozita e re. Ajo që ra në sy ishte mungesa e votave pro nga Bushati dhe Beqja.


Sot në seancë parlamentare, Ditmir Bushati kritikoi qeverinë për shërbimin ndaj oligarkëve, duke marrë si shembull koncesionin që u votua sot.


Koncesioni për një port privat në Porto Romano u miratua me 84 vota pro.



Etiketa: , ,

Pas