Aktualitet

Bushati: Doza e tretë anti-Covid që këtë muaj, aplikohet 24 javë pas vaksinimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:58 - 20/10/21 |
mapo.al

Gjashtë muaj pas marrjes së vaksinës anti-covid mund të aplikohet doza e tretë. Ekspertët deklarojnë se vaksinimi me dozën përforcuese do të nisë brenda këtij muaji.






Anëtarja e Komitetit të Imunizimit, Aida Bushati, thekson se doza e tretë duhet për të forcuar imunitetin ndaj Covid-19 në dimër dhe veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara.


Por, çfarë rekomandojnë ekspertët për personat që i kanë marrë të dyja dozat, por kanë kaluar edhe Covidin.







Pas rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Imunizimit, anëtarja Bushati, njëherësh neurologe në Spitalin Pediatrik, thotë se edhe fëmijët mbi 12 vjeç me sëmundje të tjera duhet ta bëjnë vaksinën anti-covid. Vetëm Pfizer do të aplikohet te fëmijët, pasi ka studime edhe për këtë kategori.




Gjithashtu, dozat anti-covid nuk shkaktojnë probleme me vaksinat e tjera të kalendarit.



Gjatë aplikimit të dozës së tretë, do të bëhen edhe kombinime vaksinash për të përforcuar mbrojtjen ndaj Covid-19.

1


Etiketa:

Pas