Kryesore

Bushati: Gjenerali i policisë së vdekur! Manjani: S’e ka fajin Kina






               Publikuar në : 20:14 - 10/04/19 |
mapo.al

Pas ngjarjes së rëndë në Rinas, analisti Andi Bushati shkruan në Lapsi.al se e keqja e kësaj historie është tek transformimi i policisë në një trupë që i shërben propagandës politike.


“Të mendosh se qeveria dhe uniformat blu janë pa faj në ngjarjen që u bë super lajm botëror do të thotë të jesh naiv. Të besosh pastaj se këtë mund tu’a shesësh shqiptarëve si të vërtetë do të thotë ti marësh ata për idiotë. Pikërisht këtë u përpoq të bëjë Gjeneral Sandër Lleshi duke u shndërruar në një vegël qorre të spin doctor-save të Ramës. Por e keqja e kësaj historie nuk qëndron tek manipulimi. Ajo që ka ndodhur është e qartë si drita e diellit dhe nuk ka pehlivan që mund ta devijojë. Këtu problemi është më i madh. Ai qëndron tek transformimi i policisë së Lleshit në një trupë që i shërben propagandës politike,” shkruan Bushati.

“Ngjarja e fundit, ku ajo po përdoret sërish si alibi për hallin e Rilindjes, duke krijuar një panoramë të shproporcionuar mes mëkateve të privatit dhe shtetit, e keqja nuk qëndron vetëm tek përpjekja për manipulim. Por duke dashur ta shfajësojë policinë, duke u përpjekur ta eksportojë fajin, Sandër Lleshaj po sillet si një general që po e vë në gjumë ushtrinë e tij. Duke nxituar ti shërbejë Ramës ai po formëson një trupë që nuk lufton me të keqen reale, por me fantazitë orruelliane që shpikin krerët e saj. Prandaj kur të ndodhë krimi i ardhshëm, mos prisni policë që të ndjekin autorët, por autorë që do jenë duke shpikur fantazinë alibike të radhës”.

Kurse ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se justifikimet e qeverisë janë të neveritshme.

“Justifikimi se fajin e ka koncensionari, në kushtet kur kjo ngjarje ka ndodhur më parë, është neveritës. Kina vërtetë është e madhe, por nuk e mbulon dot papërgjegjshmërinë e shtetit tonë politik. I shtetit që ka gjithnjë policë e gardistë me shumicë për të neutralizuar popullin, por nuk ka asnjë polic të neutralizojë kriminelët. Të paktën të mos na hapin barkun me justifikime!”


Etiketa: , , , , , ,

Pas