Aktualitet

Bushati thumbon Ramën me tekstin e Vlashentit: Asnjë burrë shteti…





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:36 - 01/08/19 |
mapo.al

Ditmir Bushati ka thumbuar Kryeministrin Rama duke sjellë në kujtesë tekstin e këngës së kantautorit Vlashent Sata “Me jetu”. Bushati, shkruan në facebook se “Vlashenti është një mendje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!”


Statusi i plotë i Bushatit:



Vlashent Satën, artistin shkodran që jeton në Paris, e kam njohur falë bashkëpunimit që kemi pasur për Festivalin tanimë të përvitshëm ‘Za Fest’ që organizohet në Theth, Shkodër.
Përveç muzikës që krijon, Vlashenti me këngën e re ‘Me jetu’ shfaqet edhe si një qytetar i angazhuar në interes të fateve të atdheut, i shqetësuar për fenomenet negative që e kanë shoqëruar tranzicionin tonë të stërgjatë. Një mëndje artistike që na fton të nisim me jetu, të bashkuar e me dinjitet, duke i dhënë fund rrethit vicioz të tranzicionit e fenomeneve negative të tij!


Vlashent Sata në tekstin e kënges thotë: “Me jetu po du; Vendin tim me e gzu; E jo me bë pakt me djallin; Me mbijetu. Tash është kuptu tan marifeti; Nuk ka lind asnje burrë shteti, që mendon me shume per ne, sa mendon ai per veti…”.

Me këtë postim, Bushati duket se terthorazi, thumbon ish-shefin e tij, kryeministrin Rama.

Rama e shkarkoi Bushatin nga ministër i Jashtëm në dhjetor 2018, e mandej ‘e zhveshi’ dhe nga funksionet në parti, si drejtues politik i qarkut Shkodër. Bushati vazhdon të jetë deputet i PS-së në Shkodër, por kjo se ka penguar që në shumë raste të shprehet kritik ndaj mazhorancës dhe Kryeministrit, sidomos sa i përket politikës së jashtme.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas