Aktualitet

Bushati: Në Shqipëri fiton kush bën gangsterin





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:03 - 11/06/19 |
mapo.al

Analisti Andi Bushati në rubrikën e përjavshme në “News 24” komentoi vendimin e Metës për të shtyrë zgjedhjet. Ai tha se politikisht Meta ka vepruar drejt ndërsa juridiksh nuk është në gjendje ta vlerësojë pasi ka shumë pretendime.


I pyetur për qendrimin e palëkundur të Ramës për të shkuar me çdo kusht në zgjedhje më 30 qershor, Bushati tha se “në Shqipëri fiton kush bën gangsterin”.



“Ata kanë hyrë tashmë në këtë lojë dhe mendojnë se kush terhiqet i pari humbet. I shkojmë kësaj kokëfortësie duke rrezikuar vendin. E dyta ajo që ndodhi dje me KQZ ishte e turpshme. Nuk mund të intepretojnë vendimet e Presidentit”, u shpreh ai.
“Nëse do vazhdojnë ti qendrojnë kësaj logjike, mendoj se përplasja më 30 qershor është e pashmangshme. Kryeministrië shtë arrogant dhe ka kapur çdo gjë, prokurori, KQZ, SHISH, etj. Nga ana tjeter opozitës nuk i ka mbetur gjë tjeter në dorë veç dhunës”, tha Bushati.



Etiketa: , , , ,

Pas