Kryeministri Edi Rama dhe analisti Andi Bushati janë përplasur mjaft ashpër në emisionin e mbrëmjes së sotme në ‘Open’. Nuk kanë munguar akuzat, ironitë dhe fyerjet në drejtim të njëri-tjetrit.
Bushati i ka kujtuar Ramës se duhet t’i rikthehet librit ‘Kurbani’ dhe të shohë se çfarë ka shkruar, ndërkohë që kryeministri e akuzonte për shpifës.
Gjithashtu gazetari i ka kujtuar Ramës së ka ardhur në pushtet me bandat, duke përmendur përgjimet e ‘Bild’. Më tej, Bushati i ka rikujtuar Ramës edhe ligjin për ’Jahtet’.
Kryeministri tha se “janë shumë pak në shqipëri që kanë mundësi të blejnë jahte, nuk ishte për shqiptarët ky ligj.”
Pas kësaj përgjigje Bushati tha: Pra ju paskeni tallur trapin me shqiptarët?
Pjesë nga debati:
Rama: Bushat ti je shpifës…
Bushati: Ju jeni kryeshpifës, megjithatë unë prapë po ju drejtohem me ju…
Rama: Që ti je shpifës kjo nuk diskutohet …
Bushati: Unë e kam parë se çfarë keni shkruar për mua në Kurban. Nëse e keni shkruar vetë Kurbanin hape dhe lexo çfarë ke shkruar për mua. Të kanë shkruar ndonjë mesazh që je keq?
Rama: Ti je shpifës, shpif nga mllefi…
Bushati: Aq shumë po ju merret goja … Nuk të kam parë ndonjëherë më keq
Rama: Shpif se më thua kriminel…
Bushati: Unë nuk shpif… E dinë të gjithë shqiptarët … je prishur në fytyrë, të kanë humbur receptorët tani, nuk kap më..
Rama: Se e dinë të gjithë shqiptarët prandaj jam këtu ku jam…
Bushati: Po po me Avdylajt e me të tjerët …
Rama: Po po…
Bushati: Kur dolët në fillim dhe ju bëtë thirrje të pasurve të shesin jahtet ju përgëzova, ndërsa sot lehtësoni taksat për ata që blejnë jahte…
Rama: Ju jeni komunist dhe më keq se komunistët. Janë shumë pak në shqipëri që kanë mundësi të blejnë jahte, nuk ishte për shqiptarët ky ligj.
Bushati: Pra ju paskeni tallur trapin me shqiptarët…
LEXO EDHE:
‘Trego sa të papunë ka, mos e ngri zërin’/ Debat i ashpër mes Ramës dhe Bushatit