Kryesore

Bushati prezanton Ramën, kryeministri ia delegon detyrën Genti Cakajt





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:19 - 23/01/19 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm i shkarkuar, Ditmir Bushati, prezantoi pasuesin e tij, personin që e shkarkoi, vetë kryeministrin Edi Rama.


“Ndjeva realisht që nuk do të jem më pjesë e punës së këtij institucioni, por jam me fat që do të jem pjesë e historisë së tij. Nder dhe përgjegjësi pesha e pozicionit të ministrit të Jashtëm. Jam përpjekur të krijoj rrethanat e duhur dhe ambientin e nevojshëm për të dëgjuar, pa paragjykime. Askush nuk ka monopol mbi të vërtetën dhe për rrjedhojë edhe mbi politikën e jashtme. Sot, Shqipëria është një partnere gjithnjë e më i besueshëm në arenën ndërkombëtare”, tha Bushati.


Por kryeministri Edi Rama nuk e mori vetë detyrën, por tha se ia delegon atë zëvendësit, Genti Cakaj.


“Është fjala më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i Jashtëm i delegoj zotit Gent Cakaj drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Rama, duke mos thënë asnjë fjalë tjetër.


Gent Cakaj u refuzua si kandidaturë nga ana e presidentit Ilir Meta.

Megjithatë, Edi Rama insistoi se Cakaj do e merrte detyrën në një mënyrë apo tjetër.


Etiketa: , , , , , ,

Pas