Bushati: Rama nuk bie shpejt! Ish-ministri: Zgjedhjet janë zgjidhja

Analisti Andi Bushati mendon se Edi Rama nuk do rrëzohet shpejt. Në Lapsi.al, ai shkruan se “nëse regjimi oligarko- kriminal i Rilindjes do të përmbysej, me një apo dy demonstrata, nuk ishte nevoja që opozita të braktiste parlamentin, të digjte mandatet, të panifikonte bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe si përfundim daljen krejtësisht nga sistemi”.

“Nëse Lulzim Basha e ka me tërë mend slloganin se nuk duhet rrëzuar vetëm Rama, por duhet shembur sistemi që e mban atë në këmbë, kjo nuk mund të bëhet as me një demonstratë, as me një puç pallati. Ky është një proces që kërkon kohë. Kohë për ta lënë të telendiset deri në fund ai që kërkoi t’u hiqej shqiptarëve si nxënësi i Faik Beut apo i Nolit, por kohë edhe për vetë opozitën, të cilën, dalja e ngadaltë nga sistemi do ta zhveshë nga lidhjet okulte me ingranazhet e tij (pronarë mediash, oligarkë, banditë, që sa më shumë muaj të kalojnë aq më tepër do afrohen me pushtetin).  



Në këtë kuptim, sot, armiku më i madh i gjithë kundërshtarëve të Ramës, nuk është ai vetë, por tentimi për ta rrëzuar shpejt atë. Paradoksalisht, sa më i gjatë të jetë lëngimi i përbashkët me sëmundjen e tij, aq më të forta do të jenë antikorpet, që nuk do të lejojnë më ringjalljen e kësaj flame”.

Kurse ish-ministri Ylli Manjani mendon se zgjedhjet janë zgjidhja.

“Po kur thonë që “djegia e mandateve do shërbejë si precedent për të ardhmen”?! Pra medemek nuk bëhen zgjedhje e as tërhiqet qeveria se po shqetësohet për “të ardhmen”…! Pika të ardhmes! Më mirë të mos vijë kjo e ardhme me qeveri të tillë! Këto soj qeverish duhet ti përkisnin të shkuarës, asaj komuniste madje.

Por le ta zëmë se edhe në të ardhmen do ndodhë përsëri që opozita të djegë mandatet dhe vendi do shkojë në zgjedhje. Shumë mirë do jetë! Ku ka si zgjedhjet! Më mirë në zgjedhje apo në përplasje në rrugë?! Ndaj në emër të merakut të së ardhmes, nuk mund t’i bien me top të sotmes! Kot vijnë vërdallë. Zgjedhjet janë zgjidhja!”


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252