Aktualitet

Bushati takim me gratë shkodrane: Reforma e PD zgjidhja e problemeve në ekonomi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 23/03/21 |
mapo.al

Papunësia, largimi i të rinjëve dhe diskriminimi janë problemet që hasin çdo ditë gartë Shkodrane. Gjatë një bashkëbisedimi me drejtuesin poltik të qarkut të Shkodrës Helidon Bushati, ato theksuan se nuk i shpëtojnë luftës politike nga drejtuesit e institucioneve të  cilët shpesh herë i kërcënojnë me largime nga puna.






Për shumë gra kryefamiljare, jetesa është  tepër e vështirë  pasi nuk ka punë.Nga diksutimet me Heldion  Bushatin,  gratë shkodrane  nuk lanë pa përmendur degradimin e cilësisë së arsimimit të fëmijëve. Ky fenomen por edhe kushtet e vështira ekonomike, detyron fëmijët e tyre  që të largohen nga Shqipëria.


Duke u njohur me shqetesimet e këtyre të fundit, Bushati tha se 25 prilli është dita që grave shkodrane do t’u kthehet dinjiteti i munguar. Bushati u shpreh se me reformat  që do të ndërmarr Partia Demokrarike ,në ekonomi dhe të gjitha fushat, do luftohet papunësia dhe pabarazia, do hapen vende pune ,do  frenohet  emigracioni dhe do të mundesohet një jetese më e mirë.







Fjala e Plotë




“Ne gratë kemi shumë problematika, gjëja që vë re unë ndoshta edhe në punë ku jemi, jemi të diskriminimi në një farë mënyrë nga krahu tjetër politik sepse na shikojnë me atë syrin që ne jena demokrat , a thu se ne jemi armiq dmth nuk parasysh merita, as vitet arsimit , nuk merret parasysh asnjë gjë, vec merret parasysh bindja politike edhe kjo nuk ban. Ca do me ba ti , ta kesh CV më të mirën , të punosh ti gjithë jetën sepse eksperinca është shumë e bukur, shumë e vlefshme për me ec përpara , ne duam të gjitha por në këtë vend deri tani nuk bëhet”- u shpreh njëra prej pjesmarrëseve në takim.



“Gjithashtu fëmijët disa brenda , disa jashtë. Ata jashtë janë shkollu dhe nuk kanë shpresë me u kthy këtu ma, që ne për ne prindërit është gja e madhe me pas fëmijët e shkolluar e me i pas këtu. Mos të ikin fëmija prej këtu , nqs prap vazhdojnë ata fëmijët tonë do kërkon prap me u largu”- thotë një zonjë tjetër.

“Unë si nan dhe kryefamiljare nuk e kam mendu kurrë me lëviz prej Shqipërie, ama këto 8 vite jena shumë të zhgënjyer dhe të mërzitun. Mbas 25 prillit nqs nuk ka me ardh një ndryshim për vedin tonë , ne jena të parët si kryefamiljarë që do të largohena prej këtij vendi, nuk kena të ardhme . Kur nuk funksionon shëndetësia, kur nuk funksionon rendi , kur nuk funksionon arsimi.
 
Këtë  8 vjecar ne kena pas ikje masive, ekonomia është drejt greminës në tana anët edhe pandemia dmth një moment jo i përshtatshëm për ne , prandaj them që është shpresa e fundit për ne shqiptarët dmth që tan do t’ja dalim mban.

Natyrisht juve ju takon një detyrë shumë e vështirë, në vitet 90 në kena pas besimin se do të ndryshojmë. E pikërisht, ai besim na forconte . Ky besim nuk na iku as në 97, po në të gjithë Shqipërin ky besim iku, ne shkodranëve na mbajti ky besim dhe kena luftu për PD. Tani ju duhet t’ a ngjallni përsëri këtë besim , kjo është detyrë e vështirë , nuk është një detyrë e lehtë”

Helidon Bushati – “Sot unë jam mes jush, si përfaqësuesi, si deputeti i zonës dhe unë bëj pakt moral me ju për të qenë një zë i fortë, sëbashku me kolegët e mi në parlamentin e ardhshëm.

Ikja e të rinjve, sic e ngritët edhe ju nga eksperiencat e tua personale është shumë problematike për një qytet. Ikën rinia , ikën shpresa, ikën e ardhmja. Me 25 prill fillon e ardhmja për fëmijët tuaj , për familjet tuaja, për bizneset e tuaja. Fillon e ardhmja për Shkodrën dhe Partia Demokratike  ka një plan masash për të përballuar dhe për të përmirësuar këtë situatë.”

1


Etiketa: , ,

Pas