Kryesore

Bushati ‘thumbon’: Shkodra është më shumë se ‘Bashkia që duam’





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:47 - 26/04/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama tha sot se ‘PS do ta marrë këtë herë Shkodrën nga duart e demokratëve’. Por nga turi i “Bashkisë që duam”, Valdrin Pjetri, prefekti i qarkut, që përflitet se do të jetë edhe kandidati i mundshëm për bashkinë Shkodër, nuk u zyrtarizua, pavarësisht lavdeve që i thuri.


“Na ndan pak kohë nga dita kur PS do të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës. Një nga arsyet që unë i kam kërkuar Valdrinit të vinte këtu është pikërisht kjo: E kam njohur nga puna e jashtëzakonshme që ka bërë më parë dhe nuk ka filxhan që e përmbys fatin e zgjedhjeve që i shkruan populli”, u shpreh Rama.


Paralajmërimin që askush të mos i afrohet kutive të votimit më 30 qershor, Rama e bëri të qartë edhe në Shkodër


“Kush pengon votimet shkon në kokërr të burgut”, tha kryeministri.


Por ish-ministri i Ramës, Ditmir Bushati, tha sot se Shkodra “është më shumë se ‘Bashkia që duam'”.

Shkodra që duam është më shumë se ‘Bashkia që duam’. Sepse Shkodra është më shumë se ajo që ka bërë bashkia aktuale. Them për Shkodrën që duam sepse është shumë më e gjerë se sa vetëm banorët e saj. Ajo ka nevojë që të përkrahet jo vetem nga qytetarët, por dhe nga qeveria”, është shprehur Bushati.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas