Aktualitet

Bushati thyen heshtjen: Duhet pakt kombëtar, të dalim nga labirinti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:08 - 30/09/19 |
ro ot

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka thyer heshtjen. Ai mendon se ka ardhur koha për pakt kombëtar, sidomos pas kushteve që Gjermania i vendosi Shqipërisë për hapjen e negociatave.


Bushati: Bundestagu dhe Gjermania përqafojnë një qasje të kushtëzuar. Është e rëndësishme që ne këto kushtëzime ti kthejmë në një plan konkret pune dhe të kuptojmë që barra në këtë proces është kryesisht e qeverisë dhe mazhorancës që drejton vendin, por nga ana tjetër opozita duhet të kuptojë që përgjegjësia për sa i përket këtij procesi është e përbashkët. Është momenti përcaktues për të ndërtuar një pakt kombëtar për Europën që shtrihet përtej kushtëzimeve të Bundestagut gjerman.


I pyetur se çfarë duhet të presim deri në tetor, Bushati ka këtë koment:


Bushati: Nuk duhet të presim asgjë, do të duhej të kishim bërë punët tona edhe sikur të mos ekzistonin fare kushtëzimet e Bundestagut gjerman. Deri tani e kemi trajtuar si çështje kushtëzimesh. Sa më shpejt të dalim nga labirinti i vetëmashtrimit aq më shumë do të kemi mundësi për tu ofruar qytetarëve tanë një perspektive të prekshme në këtë drejtim. Këtë gjë duhet ta bëjmë ne.  /DW




Etiketa: ,

Pas