Seanca e sotme pritej që të ishte e tensionuar.
Megjithatë ajo mbaroi si disa seanca të shkuara, kur opozita bllokonte foltoren dhe mazhoranca vazhdonte diskutimet dhe votimet me shpejtësi.
Në sallë pati pak diskutime.
Kryetari i PD, Lulzim Basha mbajti i pari një fjalim dhe më pas u vendos te foltorja.
Në drejtim të kryeministrit Edi Rama u hodhën letra, shishe dhe miell.
Kurse ministri më pranë tij, Ditmir Bushati iu përgjigj opozitës duke i spërkatur me ujë.
Seanca pati shumë momente pikante, që vijnë përmes këtij fotoreportazhi nga “Mapo.al”./Mapo.al/