Kronika

Bushati viziton familjen e Admir Bokrinës në Shkodër: Dhimbja është e madhe








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 20/08/18 |
mapo.al

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka qenë për ngushëllim në familjen e Admir Bokrinës. Admiri ishte një nga dy viktimat që fatkeqësisht humbi jetën në tragjedinë e Genovës pak ditë me parë. I lindur në 9 nëntor në vitin 1986 në Oblikë të Shkodrës, Admiri punontë në Genova si hidraulik.


Ditën para aksidentit, Admiri festoi 3 vjetorin e martesës. Familjarët e Admirit kërkuan nga konsullata shqiptare ne Milano që të mund të sillnin trupin në Shqipëri për ta varrosur pranë familjes.


“Në familjen e Admir Bokrinës në #Oblikë djaloshit Shkodran që humbi jetën në tragjedinë e #Genova, për t’i shprehur familjarëve ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të zemrës, të cilit nesër i jepet lamtumira e fundit. Dhimbja është e madhe!”- shkruan Ministri Bushati në Twitter.

Lexo edhe :  Vijon situata e rëndë në Itali/ 827 viktima dhe 28 mijë raste të reja me koronavirus


Përveç Admirit në tragjedinë e Genovës humbi jetën dhe një tjetër shtetas shqiptar Marjus Djerri nga Shijaku. Të dy emigrantë të rregullt në Genova.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas