Kryeministri Edi Rama nuk ka përjashtuar mundësinë që Ditmir Bushati, Sandër Lleshaj apo Fatmir Xhafaj të lihen jashtë listave të Partisë Socialiste.
Në konferencën e përjavshme me ekonominë në fokus, Rama tha se listat do të hartohen nga drejtuesit e qarqeve dhe do të miratohen nga Kryesia, ndërsa shtoi se kriteri kryesor është rezultati që mund të sigurohet për partinë.
“Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja. S’është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën ku do të bëhet seleksionimi. Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe këtë do e miratojë Kryesia e PS. Pres propozimet e çdo qarku dhe duhen bërë në funksion të rezultatit, dhe në Kryesi do të bëhet miratimi”, – u shpreh Rama.
128
Etiketa: Ditmir Bushati, Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshaj, Video, zgjedhjet me 25 prill