I konsideruar si një nga zërat më të bukur të këtij edicioni, Eugent Bushpepa futi Shqipërinë në natën finale të Festivalit Europian.
Me një performancë, si të kishte vite që këndonte në skena kaq të mëdha, Eugent Bushpepa përfaqësoi denjësisht mbrëmë Shqipërinë, me këngën “Mall”.
Një krijim me tekst dhe muzikë nga vetë ai. Ashtu si edhe pritej e ishte parashikuar nga kritika e mediat e atashuara pranë Eurosong-ut, Eugent Bushpepa arriti të hyjë në finale, duke shpëlarë disi shijen e hidhur që na kanë lënë përfaqësimet e fundit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, pasi ishte konfirmuar pjese e finales se madhe, Bushapepa ka falenderuar gjithe ata qe iu gjenden prane duke e mbeshtetur. ‘Ju duam te gjitheve dhe pa ju kjo nuk do te ishte bere e mundur’- shkruan ai.
Gjithashu dhe këngëtarja tjetër me orgjinë shqiptare ka kaluar në finale. Eleni Foureira do të jetë një ndër këngëtaret që do të këndojnë në natën e fundit.