Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka vendosur të mos i ndahet për asnjë moment kryeministrit Edi Rama. Pasi e spërkati me bojë stilolapsi gjatë seancës së Kuvendit të enjten e kaluar, Paloka sot ka postuar një fotomontazh të Ramës me rastin e 20 shkurtit, ditës së rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Duke kujtuar atë ditë, Paloka thotë se mllefi i qytetarëve ndaj Hoxhës ka qenë shumë i madh, ndërsa ka vendosur që bustin e ish-diktatorit të zëvendësojë në foto me Edi Ramën. Deputeti demokrat aludon për fundin e Edi Ramës, pasi nesër pritet një tjetër protestë e opozitës që ka nisur dhe aksionin për djegien e mandateve parlamentare.
/Gazeta Mapo/