Miratimi i buxhetit të vitit 2019 në Kuvend vetem me votat me mazhorances, këtë të hënë, u shoqërua edhe me një daljë të Ministrit për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj para mediave për të bërë një përmbledhje të prioriteteve. Në fjalën e tij kreu i Financave do të theksonte se buxheti rreth 5 miliardë USD i vitit të ardhshëm është më i madhi që ka pasur Shqipëria dhe që i paraprin rritjes ekonomike të vitit 2019 e planfikuar në nivelin 4.2-4.2 për qind.
Sipas tij ky është viti i uljes së borxhit, pasi vitin tjetër borxhi ulet me 3.6 dhe shkon në nivelin 65.5 për qind të PBB. “ Investimet janë parashikuar rreth 5 për qind e PBB apo 875 milionë USD të cilët mbulojnë sektorët kryesorë të ekonomisë infrastrukurën, bujqësinë apo financimin e arsimit shëndetësisë e shumë sektorë të tjerë dhe duke mbështetur një rritje të të ardhurave.
Ministri tha se, buxheti financon plotësisht refomën në drejtësi dhe të gjithë reformat që po japin frytet e tyre ndëkrohë që parashikon rritje pagash në disa sektorë.
“Dua të ndaloj tek rrija e pagave. Lajmi i mirë është rritja e pagave për 65 mijë të punësuar dhe sektorët që do të kenë rritje janë shëndetësia me rritje 7-10 për qind mjekët dhe infermeirët ku përfitojnë 4765 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek arsimi rritje mbi 17 për qind për mësuesit dhe deri në fund të mandatit rritja 40 për qind.
Tek mbrotja shkon në kategori të ndryshme deri në 19 për qind dhe prek ushtarakë. Fiton policia e burgjeve rreth 7 për qind rritje pasataj varion për kategori të ndryshme. Dhe për herë të parë pëfitojnë dhe diplomatët.
Rritja e pagës shkon dhe mbi 20 për qind. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe vogëlushët nga 1 janari që vjen që është politikë e re bonusi i lindjeve qe do të thotë se çdo i porsalindur do të marrë si fëmijë i parë 400 mijë lekë, i dytë 800 mijë lekë dhe i tretë 1.2 milionë lekë të vjetra”,- tha Ahmetaj.
Ministri nënvizoi se buxheti 2019 si katër buxhetet e mëparshme është i fokusuar tek pjesa socialedhe në total paketa sociale shkon 272 miliardë. “Diçka më shumë se 50 për qind shkon për paketë soviale dhe këtu sduhet të harrojmë një element që është futja në trajtim shëndësor universal është futja e rimburismit të ilaçeve të 600 mijë shqiptarëve të pasiguruar.
Ndëkrohë vazhdojmë të rrisim në mbëhstetje përfitimin për fmaijet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Sic e keni dëgjuar rritja e mbëhstetjes shkon në maksimale dhe 80 mijë lekë”- tha ministri.