Thursday, June 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Buxheti 2020/ PD: 120 milionë euro shkojnë për koncesione, rrogat…

by ro ot
20/11/2019
in Aktualitet, Politika
0

Komisioni i Ekonomisë miratoi buxhetin e shtetit për vitin 2020, që së shpejti kalon edhe në parlament. Partia Demokratike, duke komentuar shifrat e buxhetit të ri, tha se me 120 milionë euro do paguhen 13 koncesione, ndërsa nuk ka para për rritjen e rrogave. “Ky është buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve , nuk parashikon rritje rrogash per mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike. Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë”, tha Dorian Teliti, drejtor i kabinetit në PD.

Deklarata e plotë

Parlamenti u tall sot me djersën e shqiptarëve, duke mbrojtur dhe duke votuar në komisionin e ekonomisë buxhetin e vënë në shërbim të koncesioneve korruptive të disa oligarkëve.



Edhe ky buxhet konfirmon se qeveria nuk ka prioritet qytetarët, por një grusht miqsh e klientësh të Edi Ramës, që po pasurohen duke grabitur paratë e shqiptarëve.

Janë 120 milionë euro që do t’u paguhen financuesve të Edi Ramës përmes koncesioneve që i kanë marrë pa garë, pa transparencë dhe në kundërshtim me interesin publik.

Kjo është qeveria që shikon vetëm interesin e xhepit të vet dhe është qeveria e vetme, të paktën në rajon, që nuk ka asnjë politikë zhvillimore, asnjë politikë lehtësuese për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Qëndrimi i ministres së Financave në komisionin e ekonomisë dhe paraardhësit të saj vetëm sa rikonfirmuan faktin se ata, njësoj si Edi Rama, i shërbejnë disa oligarkëve që pasurohen me paratë e shqiptarëve dhe nuk duan t’ia dinë për shqiptarët e zakonshëm që jetojnë me djersë.

Buxheti i thellimit të varfërimit të shqiptarëve, i falimentimit të bizneseve, i mbijetesës së familjeve , nuk parashikon rritje rrogash per mjeket, infermieret, arsimtaret dhe punonjësit e administratës publike. Ky buxhet nuk siguroj rritje reale për 650 mijë pensionistë.

Në vend të mbështetjes së qytetarëve, Edi Rama do t’u japë klientëve të vet vetëm në një vit me koncesione 120 milionë euro.

Këto janë një grusht kontratash PPP, te cilat, siç shprehet Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvilim, në raportin e saj te fundit, janë kontrata të pabazuara në studime fizibiliteti, janë me kosto te larta sociale dhe u janë dhënë pa konkurencë firmave pa kapacitete të mjaftueshme financiare.

Ndërkohë që qeveria do të paguajë 30 milionë euro me shume sesa viti aktual për këto kontrata PPP, pa e vrarë dhe pa u shqetësuar, qeveria nuk nguron te uli fondet për investimet e nevojshme publike në rruge, ujësjellës kanalizime, arsimin e mesëm profesional dhe të tjera programe te rëndësishme buxhetore.

Kur Partia Demokratike të marrë besimin e shqiptarëve me zgjedhje të lira e të ndershme, çdo koncesion dhe PPP korruptive do të anullohet!

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve do të shkojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptareve te ndershem qe e duan Shqipërinë dhe duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, ne vendin e tyre.

Tags: buxhetii shtetitPDrrogateliti

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Enrique Iglesias anulon koncertet, pas raportimeve për mashtrim…

Enrique Iglesias anulon koncertet, pas raportimeve për mashtrim...

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In