Aktualitet

Buxheti/ Bashkia Durrës akordon 793 mln lekë për dëmet nga tërmeti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:01 - 23/12/19 |
mapo.al

Bashkia e Durrësit ka miratuar buxhetin e vitit 2020, e një pjesë e mirë e parave do të shkojnë për godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.


Nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.


793 milion lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.


Këshilltarët e majtë, votuan të vetëm dhe pa kontenstime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e madhe të Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas