Aktualitet

Buzëqesh Kosova, Suedia humbet yllin e saj për duelet e tetorit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 30/09/21 |
mapo.al

Festa e kthimit në kombëtare për Zlatan Ibrahimovic ka zgjatur shumë pak.






Kjo pasi sulmuesi i Milanit nuk i ka kaluar ende problemet fizike dhe për këtë nuk do të jetë për kombëtaren Suedeze për sfidat e tetorit, ndaj Kosovës e Greqisë.


Ndërhyrja kirurgjikale e kryer tre muaj më parë në gju nuk e lejon për të qënë në fushë në sfida të njëpasnjëshme ndeshje të njëpasnjëshme.







Ai ka vetëm një pjesëmarrje këtë vit në ndeshjen kundër Lazios, ku shënoi dhe sipas shtypit italian, ai tashmë ka informuar trajnerin e Milanit, Stefano Pioli se do të qëndrojë në Milanello.




Në fakt, për këtë çështje, u zhvillua një takim i stafit mjekësor të kuqezinjve dhe kombëtares së Suedisë, ku u ra dakord të mos bashkohej me kampin përfaqësues.



Trajneri Anderson e kishte thirrur Ibrahimovic për sfidat e tetorit, ku do sfidojë Kosovën më 9 dhe tre ditë më vonë Greqinë, duele të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022.

1


Etiketa: , , , ,

Pas