Aktualitet

“Buzëqesh” Seria A/ Ekipet rikthehen në stërvitje pas 60 ditësh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 07/05/20 |
mapo.al

Serie A hedh hapat e parë drej rikthimit në normalitet. Skuadrat e elitës së futbollit italian kanë nisur të grumbullohen dhe të stërviten në mënyrë individuale në qendrat stërvitore. 60 ditë pas izolimit, lojtarët dhe klubet kanë rigjetur buzëqeshjen e munguar prej shpërthimit të pandemisë Covid-19.


Lazio nisi stërvitjen, por më parë futbollistët, mes tyre edhe portieri kuqezi Thomas Strakosha, iu nënshtruan testeve mjekësore. Tamponët do të kryhen çdo katër ditë, ndërsa u morën edhe analizat serologjike për të kuptuar nëpërmjet shenjave në gjak, nëse dikush prej lojtarëve e ka kaluar virusin pa simptoma. I pranishëm në qendrën stërvitore ishte edhe drejtori sportiv, Igli Tare, i cili e ka ndjekur stërvitjen e futbollistëve nga distanca.


Në grumbullime dhe Milanin e Roma, me lojtarët e këtyre skuadrave që nisën stërvitjet e para individuale. Për momentin, futbollistët do të punojnë vetëm në fushë, me grupe të vogla, për të respektuar distancimin fizik, ndërsa për arsye sigurie përjashtohet përdorimi i palestrave.


Te Milani mungojnë vetëm Kessie, i bllokuar në Bregun e Fildishtë dhe Zlatan Ibrahimoviç, që gjatë këtyre javëve është stërvitur në vendlindje me Hammarby, skuadër në të cilën është bashkëpronar.


Ashtu si për Milanin dhe Romën, masave të forta mbrojtëse, sipas protokollit sanitar të miratuar nga qeveria, iu nënshtrua edhe Sampdoria. Duke nisur nga rregulli i parë, ku çdo lojtari i matet temperatura prej paraqitjes në klub.

Sipas protokollit, sportistët nuk përdorin dhomat e përbashkëta të zhveshjes dhe nuk lejohet dushi, por duhet të kthehen në shtëpi sapo përfundon stërvitja.

Por, nëse futbolli ka rinisur aktivitetin, klubi i Torinos njoftoi se një prej lojtarëve rezultoi pozitiv me koronavirus. Identiteti nuk është zbuluar, por u njoftua vetëm se sportisti nuk kishte simptoma dhe gjendja e tij do të monitorohet pa ndërprerje.

Përsa iu takon të shëruarve ka lajme të mira. Pas Paulo Dybala-s te Juventusi, edhe Atalanta njoftoi se portieri Sportiello është shëruar plotësisht, pasi dy testet e kryera në 48 orë kanë rezultuar negativë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas