Mapo Letrare

Buzëqeshja jote larg, ndërsa fusha me borë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:30 - 03/05/20 |
WILLIAM BLAKE

WILLIAM BLAKE poet, incizues, piktor anglez, me frymëzim romantik, ishte autor i teksteve të reja dhe vizionare dhe i poezive mistike-simbolike që i ilustroi, ai vetë: Këngët e pafajësisë (1789), Martesa e Parajsës dhe Ferrit (1790), Këngët e përvojës (1794) . Ilustroi, gjithashtu, Biblën, veprat e Miltonit dhe të Jungut dhe Komedinë hyjnore të Dantes.


Blleik ishte piktor dhe poet: si poet i lidhur me zbulimin e Homerit, të Biblës, Dantes, Miltonit, në të cilët, ai  shihte si bartësit e mesazhevehyjnore.


Për Blleikun nuk ekzistojnë më “artet” (pikturë, skulpturë, etj). Por “Arti”, veprimtaria e pastër shpirtërore e cila mënjanohet nga materja: gjithë vepra e Blleikut përbëhet nga vizatime me stilolaps, akuarele me ngjyra të lehta dhe transparente.


Arti në mendimin e tij, është njohuri intuitive, tashmë jo i gjërave të veçanta, por i forcave individuale dhe mbinjerëzore të krijimit.


BUZËQESHJA  
Ka Buzëqeshje Dashurie,dhe Buzëqeshje Gënjeshtre,ka Buzëqeshje Buzëqeshjeshku takohen dy Buzëqeshjet . Dhe ka Shikim Urrejtjeje,dhe ka Shikim Përbuzjeje,ka një Shikim të Shikimeve,që ju përpiqeni më kot  ta harroni;

Sepse ajo mbillet në thellësi të Zemrës,

dhe mbillet në thellësi të Shpinës,

asnjë Buzëqeshje që s’qe Buzëqeshje,

por vetëm Buzëqeshje

që midis Djepit edhe Varrit

mund të Buzëqeshet vetëm një herë,

por, kur është Buzëqeshje një herë,

ka një fund i gjithë Ankthi.

NJË IMAZH HYJNOR  

Mizoria ka Zemër Njerëzore

Fytyrë Njerëzore ka Xhelozia,

Formē Njerëzore Hyjnore, ka Llahtaria

Veshje Njerëzore ka Fshehtësia

Veshja Njerëzore, Hekur i farkëtuar

Forma Njerëzore, Farkë inkandeshente,

Fytyra Njerëzore, Furrë e bllokuar

Zemra Njerëzore Gryka e pangopur.      

IMAZHI HYJNOR  

Hir, Dashuri, Paqe e Mëshirë
Ai që është në ankth lutet,
Dhe për këto virtyte që çlirojnë
Kthehet mirënjohës shpirti.

Hir, Dashuri, Paqe e Mëshirë
Është Zoti, Ati i dashur,
Hir, Dashuri, Paqe dhe Mëshirë
Është njeriu, fëmija i tij dhe mendimi i tij.

Hiri ka zemër njerëzore;
Fytyrë njeriu, Mëshira;
Formë humane hyjnore, Dashuria,
Dhe rroba njerëzore, Paqja.

Çdo njeri i çdo klime,
Nëse falet në ankthin e tij,
Kërkon formën njerëzore të hyjnores,
Dashuri dhe Falje dhe Mëshirë dhe Paqe.

Qoftë e dashur nga të gjithë forma njerëzore,
U tregoftë në turq e në hebrej;
Aty ku gjen Mëshirë, Dashuri dhe Falje
Aty e ka shtëpinë Perëndia

PËRJETËSI   

Kush lidh pas vetes një Gëzim,

Shkatërron jetën me krah,

Por kush puth Gëzimin në fluturim

Jeton në agimin e Përjetësisë pa pra.

URIMET E PAFAJËSISË    

Të shohësh në grimcën e rërës Botën,

Të shohës qiellin në një lule të egër,

Të mbash Përjetësinë dhe Pafundësinë

Në pëllëmbë të dorës.

MOS  KËRKO KURRË T’IA THUASH SĒ DASHURĒS SATE …  

Mos  kërko t’ia tregosh kurrë sē dashurēs
dashurinë që s’mund të tregohet kurrë;
sepse era lëviz me  fisnikeri, e heshtur,
e padukshme.

I tregova sē dashurës, sē dashurës sime i tregova,
I hapa zemrën krejt;
dridhëruese, e ftohtë, me frikë të tmerrshme,
ah, ajo iku, u zhduk.

Por pa ikur, pa u zhdukur ende mirë nga unë
kaloi rastësisht një i huaj
i padukshëm, i heshtur,
ah, ajo, s’e refuzoi.

KËNGA E NJË BARIU  

Mirë se erdhe, o i huaj, në këto vende

ku gëzimi pushon mbi çdo degë

dhe zbehtësia ikën nga çdo fytyrë;

atë që s’e mbjellim, s’e korrim vetë.

Si trëndafili çel Pafajësia

Në çdo xigomatikë të vajzave;

nderi mbi qerpikët e tyre dridhet,

shëndeti si brilant

u stolis qafat  vajzave

OXHAKPASTRUESI  

I vockël krejt i zi midis dëborës,
Klith me një ton të trishtuar “oxhakfshirësi.
“Më thuaj, ku janë babai dhe nëna, ?”.
“Shkuan në kishë për t’u lutur.
Sepse unë kam qenë i kënaqur me këtë plagë,
Dhe qeshja në mes të dëborës,
Më veshën me rroba zie,
Dhe më mësuan këngët e dhimbjes.
Dhe meqenëse vallëzoj e këndoj plot gas ,
S’e dinë  që më bënë aq shumë keq
Dhe i luten Zotit, priftërinjve dhe Mbretit,
Të cilët bëjnë parajsën me mundimet tona. ”

FËMIJA I ZI        

Në jugun e ashpër më lindi nëna,
jam i zi, por shpirtin e kam të bardhë;
si një engjëll, fëmija anglez është i bardhë,
por, pa dritë, unë jam i zi.

Nëna më bëri shkollë nën një pemë
para orëve të nxehta, ulej;
më merrte në gjunjë duke më puthur
më tregonte lindjen dhe më thoshte:

“Shih lindjen e diellit – atje jeton  Zoti,
dhe Drita e tij jep e jep ngrohtësinë e Saj;
lulja, pema, bagëtia, njeriu
ngushëllon në mëngjes,
gëzon në  mesditë.

“Për t’u mësuar
që të durojmë rrezet e dashurisë
pak fat na u caktua mbi tokë;
dhe trupi i zi, fytyra e thekur
nuk është veçse re e ngjashme me hijen e pyllit.

“Dhe kur shpirtrat tanë kamzhiku
do t’i  mësojë të provojnë të nxehtin,
sapo reja të zhduket,
do dëgjojmë zërin e Tij që do të thotë:
“Jashtë nga pylli, hajt,
Dashuria Ime dhe mendimi Im,
dhe të mbledhur rreth çadrës së artë
siç u përket qengjave, gëzohuni. ”

Kështu tha nëna dhe më puthi;
dhe i them fëmijës anglez
kur unë dhe ai do të jemi të lirë
nga reja e bardhë, nga reja e zezë
në çadrën  e Perëndisë
do të gëzohemi si qengjat.

Unë do ta mbroj kundër të nxehtit,
do t’u mësoj ta durojë atë,
të përgatitet që të pushojë një ditë
me gëzim mbi gjurin e Atit;
do të mund t’i rri atë ditë përpara,
flokët e tij të argjendta do të prek,
do të jem i ngjashmi i tij,
dhe ai që nga ajo ditë do të më dojë.

GËZIMI I FËMIJËS   

“Nuk kam asnjë emër:
jam vetëm dy ditësh. ”
Si duhet të të quaj ?
“Unë jam i lumtur
Gëzim është emri im. ”
Gëzimi qoftë me ty !

I dashur gëzim!
Gëzim i ëmbël vetëm dy ditësh,
gëzim i ëmbël të quaj:
ti qesh,
unë këndoj akoma
gëzimi qoftë me ty.

U SHTRIVA   

U shtriva mbi një argjinaturë
ku pushonte duke fjetur e Dashuria;
mes kallamave të njomë dëgjova
qaj qaj.

Shkova atëherë drejt një shkorrete
dhe drejt vetmisë,
drejt ferrave dhe gjembaçëve të shkretëtirës;
dhe ata më treguan
si ndodhi që u mashtruan,
u dërbuan dhe u shtrënguan për dëlirësi.

ZANA   

“Ejani këtu, Harabelat e mi,
ose shigjetat e mia, e mia të vogla.
Nëse një lot apo një buzëqeshje
do të dojë të miklojë një njeri
nëse një vonesë dashurore
një ditë të re të ndritshme errëson,
nëse me zhurmën e një hapi
goditet zemra në rrënjë,
kjo është unaza e martesës –
çdo zanë e bën mbret. ”

kështu këndonte një Zanë.
Kërceva nga fletët;
kërceu nga dega
për t’u larguar,
e prita në kapelë,
së shpejti do të jetë shtëpiake.
Të qeshë pra, madje dhe qajë,
ajo është flutura ime;
e kam hequr grepin
e unazës martesore.

ZOGJTË       

Ai
Ku banon ti, brenda cilës korie,
Bukuroshe, thuama, thuama, e Dashur;
ku e ndërton  folenë e magjishme,
o krenari  e çdo fushe!

Ajo
Një pemë të vetme ka atje,
ku për ty jetoj dhe pikëllohem;
mëngjesi pi lotin tim e ndryshon,
dhe erërat e mbrëmjes sjellin dhimbjen time.

Ai
O ti harmoni verore,
për ty kam jetuar, kam vuajtur për ty;
brengosem çdo ditë për të matur pyllin,
netët kanë dëgjuar mundimet e mia të klithin.

Ajo
Ti vërtet më do shumë?
Kaq e dashur jam për ty ?
Mundimi tani është në fundin e tij,

I dashuri im, o miku im!

Ai

Eja, në krahët e gëzimit do të fluturojmë

Drejt djepit tim të lartë pezull;

eja dhe bëj një strehë të qetë

midis gjetheve të blerta, midis luleve kundëmuese.

DHIMBJA E FËMIJËS         

Nëna ime ofshau! babai im qau,

në botën e rrezikshme kërceva,
i pafuqishëm, i zhveshur, u ankova me zë të lartë,
si një fantazmë e fshehur në një re.

Duke luftuar në duart e babait tim,
duke u grindur me fashat që duhej të më  pështillnin,
i lodhur e i lodhur, mendova gjënë më të mirë
përkuljen mbi gjoks të nënës sime.

Përktheu : Faslli Haliti


Etiketa:

Pas