Debati mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, ka zënë faqen e parë edhe tek Zëri i Amerikës. Por mbetet akoma mister se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre në Samitin e Berlinit. Analisti Berat Buzhala jep një mendim në gazetën Express.
“Në vend që ta ndihmonte, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte vendosur që ta godiste kolegun e tij nga Kosova, edhe në gjuhën angleze që ta kuptonin të gjithë, por edhe në gjuhën shqipe. Rama ishte kujdesur që sa herë i kishte thënë Haradinajt që ta hiqte taksën, atë ta dëgjonin edhe Merkel edhe Makron. Pastaj, në gjithë këtë situatë Haradinaj e kishte humbur paksa toruan. Kur Rama i kishte thënë, tash në gjuhën shqipe, që ta hiqte taksën, Haradinaj i ishte kthyer Ramës sikur vëllai-vëllait, duke ia ofruar për desert një organ trupor. Mirëpo termin që Haradinaj e kishte përdorur për organin nuk ka qenë shumë brutal, më shumë është një trajtë që nënat e përdorin për fëmijët e tyre të vegjël. Duke e parë se sa është sahati, Rama kishte vendosur që të spostohej, bashkë me Thaçin, në një kauq që ndodhej diku në sallon. Kishin mbetur krejtësisht të paangazhuar dhe irrelevant. Në një fotografi që arrita ta shoh, Thaçi dhe Rama të ulur në atë kauq, dukeshin më shumë si dy burra të mërzitur në një pasdite vere, se sa si dy burrështetas që ishin pjesë e një takimi të rëndësishëm rajonal. Ajo çfarë Haradinaj i kishte thënë, Ramës i kishte mbetur pikë në kokë. Diku kah fundi i takimit i kishte thënë kryeministrit të Kosovës “përse me ofendove?” Haradinaj i është ankuar Ramës se po i bën shumë presion,” shkruan Buzhala.
Kurse zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali e pranishme në Samitin e Berlinit mohoi në studion e mbrëmjes në ABC News zërat për një tension të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama.
“Nuk ka asnjë tension mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të rajonit dhe aq më pak kryeministrit të Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e vendimmarrjes Serbi-Kosovë, por kemi qasjen tonë dhe mbështesim Kosovën pa rezervë”, u shpreh ajo.
E gjithë kjo vjen në një kohë kur ka replika mes dy kryeministrave për atë që u diskutua në samitin e Berlinit.
“Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen” – u shpreh Spiropali.
E pyetur nga gazetarja Milori nëse kjo kishte lidhje me kryeministrin e Kosovës, Spiropali as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një gjë të tillë.
Me vjen cudi pse keto llapaqene i quani analista.Keto i takojne uturakut publik.
në një KAUQ, në atë KAUQ, e Kauq se kauq, e lëmsh fjalërenditjesh
edhe Kryeministri me shkronjë të madhe, edhe grirje lakrash, edhe ujë me havan, edhe ckamos e një intelektual, pa diplmë të marrë në ndonjë fabrikë diplomash, me pak fjalë do të tregonte të pa/ndodhurën. Na duhet të shkojmë kohën kot me shkrime injorantësh