Ajo është një makinë superlativash: Kap 403 deri në 415 kilometra në orë. Në një rast madje ka arritur 431 kilometra në orë.
Kushton nga 1.2 deri në 2.35 milionë euro.
Ka 1001 dri në 1200 kuaj fuqi.
Bugatti Veyron është mbreti i makinave.
Por tani është fundi i kësaj makine.
Panairi i makinave në Gjenevë do jetë i fundit për makinën që ka shitur 300 copë coupe dhe 150 kabrio dhe dhjetëra modele të posaçme si edicioni i fundit ‘Les Legendes de Bugatti’.
Më shumë se 800 milionë euro nga shitja e 450 makinave kanë hyrë në arkat e kompanisë Volkswagen, që e ka në pronësi këtë markë.
Me fjalë të tjera, aq sa për 45.325 makina Golf të reja.
Por mos mendoni se kompania ka fituar.
Ata thonë se ka ndodhur e kundërta: 2 miliardë ka qenë kostoja e prodhimit të tyre.
Gjatë pezantimit të parë në vitin 2005, shefi i Bugatti-t, Thomas Bscher tha se bëhet fjalë vetëm për prestigj, pasi makina nuk do sjellë kurrë përfitime.
Në atë kohë ishin përllogaritur 300 ekzemplarë.
Marka Bugatti u themeluar në vitin 1909 nga italiani Ettore Bugatti.
Pas dhjetë vitesh, tani mbyllet era e Veyron, por legjenda Bugatti vazhdon.
Pasuesi, Bugatti Chiron është gati për prezantim.