Bylis vijon të mahnisë Kategorinë Superiore. Ballshiotët mposhtën Vllazninë në transfertë 1-0, duke u kthyer në “hirushen” e vërtetë të Superiores.
Goli me vlerën e tre pikëve u shënua nga Janku në minutën e 16-të. Pavarësisht polemikave, Ziri vendosi ta akordojë gol të rregullt, realizim që i dha Bylisit fitoren e 5-të në 11 javë kampionat.
Pas kësaj fitoreje, Bylis ngjitet në vendin e dytë me 20 pikë, ndërkaq Vllaznia qëndron në vendin e 7 me 15 pikë.
1
Etiketa: bylis, Kategoria Superiore, Stivian Janku, Vllaznia